Klubet e Superiores përçahen për bojkotin, Gjici dhe Olsi Rama dalin kundër. Por ja çfarë nuk shkon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2020 | 23:40

Klubet e Superiores përçahen për bojkotin, Gjici dhe Olsi Rama dalin kundër. Por ja çfarë nuk shkon

Deri dje në mbrëmje, para se Safet Gjici dhe Olsi Rama të dilnin në media dhe të mbanin një qëndrim personal, për vetë postet që kanë në klubet respektive të futbollit, kishte një qëndrim unanim të sportit nga të dhjetë ekipet e Superiores për bojkot.

Gjici-Rama

Madje, edhe nga Kukësi dhe skuadra e Partizanit. Befas, dje në mbrëmje, të dy drejtuesit e Partizanit dhe Kukësit artikuluan qëndrimet e tyre kundër bojkotit të kampionatit.

Çfarë nuk shkon? Në këtë pikë, nuk shkon fakti se po të kërkosh në faqet zyrtare të të dyja klubeve, Kukësit dhe Partizanit, gjen të shpërndara vendimet unanime të Ligës që konfirmohet bojkoti dhe kërkesat ndaj qeverisë.

2719A6AF-98BB-465E-9D6B-B3BD2FA3DC59 02EF62EC-E4B0-4C2E-BB9A-04E06418BC4E

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"