Klubet e Serisë A detyrojnë lojtarët të reduktojnë pagat. Sindikata e Futbollistëve: E turpshme!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2020 | 23:43

Klubet e Serisë A detyrojnë lojtarët të reduktojnë pagat. Sindikata e Futbollistëve: E turpshme!

Shoqata e Futbollistëve Profesionistë të Italisë kundërshtoi ashpër marrëveshjen e klubeve të Serisë A për të reduktuar pagat e lojtarëve të elitës së futbollit italian në mënyrë që të mbulojnë kostot e krijuara prej ndërprerjes së aktiviteteve futbollistike prej koronavirusit.

umberto-calcagno

Zv/kryetari i kësaj shoqate Umberto Kalkanjo e quajti “të turpshme” marrëveshjen mes klubeve të Serisë A për të reduktuar pagat e lojtarëve me 1/3 nëse kampionati pezullon dhe me 1/6 nëse Seria A nuk rifillon. Sipas tij, barra e zgjidhjes së krizës financiare të futbollit italian po hidhet me pa të drejtë në kurriz të futbollistëve.

“Është një propozim i papranueshëm dhe i turpshëm. Është e qartë se lojtarët duhet të pagujnë pasojat e kësaj krize ekonomike. E vetmja pjesë e rëndësishme e deklaratës së Serisë tregon se klubet duhet të negociojnë fillimisht me lojtarët për ndryshimet në kontratat e tyre”, u shpreh përfaqësuesi i futbollistëve të kampionatit italian Umberto Kalkanjo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"