Klubet e Premier Ligës presin më kot Levandovskin, ish-menaxheri: Nuk shkon se bie shumë shi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2022 | 23:54

Klubet e Premier Ligës presin më kot Levandovskin, ish-menaxheri: Nuk shkon se bie shumë shi

E ardhmja e Robert Levandovskit mbetet për t’u shkruar me sulmuesin polak i cili e ka ndarë mendjen të largohet nga Bajerni dhe të provojë një aventurë të re. Përveç Barcelonës dhe PSG-së, të interesuara për të janë edhe klubet angleze, gjithmonë të gatshme të bëjnë investime të rëndësishme.

levandovski

Por Cezari Kuçarski, ish-menaxheri i sulmuesit polak, ka bërë të ditur se ai nuk ka ndër mend të zhvendoset drejt Anglisë, edhe pse justifikimet e tij në fakt duken shumë të çuditshme për një futbollist profesionist.

“Unë e kam dëgjuar gjithmonë Robert të jepte një shpjegim fëminor rreth kësaj çështje, më saktësisht faktin se në Angli bie shumë shi”,  tha Kuçarski për “Sport 1”. “Por mendoj se arsyeja e vërtetë është frika se mos ndoshta nuk është aq efikas sa në kampionatin gjerman”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"