Klubet e Kategorisë Superiore ankohen për arbitrat, por nuk paguajnë më për ta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2020 | 20:26

Klubet e Kategorisë Superiore ankohen për arbitrat, por nuk paguajnë më për ta

Deri dy vite më parë çdo klub i Kategorisë Superiore paguante si taksë regjistrimi para fillimit të sezonit në FSHF një shumë prej 12 milionë lekësh të vjetër. Gjithashtu edhe klubet e Kategorisë së Parë derdhnin në arkën e FSHF-së një shumë prej 10 milionë lekësh të vjetër. 

Arbitrat

Mirëpo, me një vendim të Komitetit Ekzekutiv në verën e vitit 2018, institucioni i futbollit vendosi të miratonte pezullimin e taksës së regjistrimit për klubet. Këto të fundit paguanin çdo vit dhe FSHF e përdorte shifrën që merrte nga skuadrat për të bërë pagesat e arbitrave. Tashmë që klubet nuk paguajnë më taksë, e cila direkt shkonte në favor të arbitrave, ato sërish ankohen javë pas jave për problematikën që shoqëron gjykimi në Superiore dhe Kategorinë e Parë. Natyrisht kanë të drejtën legjitime për t’u ankuar, por moralisht në këtë situatë, që pas mosdhënies së një fondi që shkon për pagat e arbitrave, duket sikur ua heq “zërin” atyre.

auto_arbitraT1559493747

Nëse deri pak kohë më parë kërkonin llogari, pasi paguan në FSHF nga 12 dhe 10 milionë lekë, tashmë janë në një situatë ndryshe. Por, nëse problemet janë të theksuara në Superiore me gjykimet, ku ka mbulim televiziv 100 %, mendoni se çfarë mund të bëhet në kategoritë e tjera. Ndeshjet e Kategorisë së Parë transmetohen të kufizuara (dy më kryesoret çdo javë), për të mos folur për Kategorinë e Dytë, ku çdo javë ka probleme dhe arbitrat bëhen protagonistë edhe duke përfituar nga fakti që nuk jepen në TV. Një situatë që në përgjithësi është alarmante për faktin se gjykimi këtë sezon ka lënë për të dëshiruar. Me krijimin e Ligës Profesioniste mendohet se kjo shkallë do të përmirësohet, por gjithsesi mbetet për t’u parë…

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"