Klosi, rikthim ëndrrash pas 20 vitesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 17, 2016 | 11:35

Klosi, rikthim ëndrrash pas 20 vitesh

Është mbyllur java e parë e kampionatit të Kategorisë së Tretë me ndeshjet Klosi-Shkëndija e Tiranës 2-1 dhe Sopoti B-Flamurtari B 3-1, duke regjistruar 19 gola në 5 ndeshje me një mesatare 3.8 gola për ndeshje.

Klosi - Shkendija T

Ajo që të bie në sy gjatë kësaj jave të parë është debutimi me fitore i skuadrës matjane të Klosit, e cila rikthehet në këtë kategori pas 20 vitesh. Kështu që fjalët më të mira i përkasin shefit të këtij klubi të ri, Enver Topalli. Skuadra matjane e ka mbizotëruar të gjithë takimin ku rezultati ndaj Shkollës së Mjeshtërisë mund të ishte dhe më i thellë, pasi Hysen Xhiherri dhe Mirjan Pepa kanë humbur shumë raste sidomos gjatë pjesës së parë. Ekipi i Shkollës së Mjeshtërisë, me gjithë lojtarët që janë talente, nuk mundi të përballojë lojën e kësaj skuadre të re.

Sopoti B - Flamurtari B

Takimi i fundit që mbylli javën e parë ishte ai midis Flamurtarit B dhe Sopotit B. Përballja u fitua 3-1 nga skuadra librazhdiote. Një gol i Rreshkës dhe një dopietë e Alliut për Sopotin kanë zhvlerësuar golin e Rapos të Flamurtarit. Ka qenë një ndeshje mjaft e bukur ku lojtarët e të dyja skuadrave kanë treguar teknikë të lartë dhe qarkullim të bukur të topit.

Gjithsesi, skuadra librazhdiote ka qenë më superiore duke shënuar 3 gola, dy në pjesën e parë brenda 2 minutash dhe një gol në fraksionin e dytë që siguroi fitoren ekipit. Ndërsa vlonjatët mundën të rihapnin lojën në të 23-ën kur shënuar golin e tyre me anë të Rapos. Kështu skuadra e Sopotit B ka marrë tri pikë duke qenë në kreun e tabelës.

Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"