Klop zbulon planet e tij: Ju tregoj çfarë do të bëj pasi të largohem nga Liverpuli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2020 | 11:34

Klop zbulon planet e tij: Ju tregoj çfarë do të bëj pasi të largohem nga Liverpuli

Jyrgen Klop i ka idetë e qarta. Pas eksperiencës në Liverpul do të marrë një vit pushim. Por, deri atëherë, do të respektojë edhe vitet që i kanë mbetur në “Anfield Road” (kontrata i skadon në 2024- ën). Në një intervistë lëshuar gjermanes “SWR Sport”, 53-vjeçari zbulon se ai do të marrë një vit pushim pas përvojës me “Reds”- at dhe me shumë mundësi do të dalë në pension në Mainc.klop

TITULLI – Kënaqësia e triumfit të parë të Liverpulit në Premier Ligë pas 30 vitesh është ende e gjallë. “Nuk më duket ende e mundur se ndodhi vërtet. Do të duhet kohë përpara se të na largohet kjo ndjesi”, thotë Klop. Por, më e mira nuk ka ardhur ende: “Në momentin që mund ta bëjmë, do ta festojmë siç duhet. Liverpuli është një klub i jashtëzakonshëm, kështu që do të organizojmë diçka të çmendur. Kemi qenë të suksesshëm këto 2.5 vitet e fundit, sepse ky grup përbëhet nga persona të jashtëzakonshëm”.

GJERMANIA – Një titull që do të futet në histori edhe për mënyrën se si erdhi, në mes të një pandemie që ndërpreu për 3 muaj futbollin: “Njerëzit po vazhdojnë të vdesin. Marrja me vonesë e masave të duhura është e dukshme, por është e lehtë të kritikosh nëse nuk je në krye të këtyre situatave. Të shohim dhe presim se çfarë do të ndodhë, edhe pse duke lexuar gazetat gjermane, jo të gjithë duken të gëzuar se si po shkojnë gjërat”. Klop shpreson që leksioni i këtij viti të na shërbejë.klop

“Duhet të sigurohemi që të jemi të përgatitur sa më mirë. Virusi do të bashkëjetojë me ne mjaft kohë, të paktën deri kur të zbulohet vaksina. Personalisht mezi po pres të rikthehem në restorante dhe të shijoj normalitetin e ri në Gjermani”.

E vetmja siguri është se gjatë vitit të pushimit pas aventurës me Liverpulin, ai do të rikthehet në vendlindje: “Sigurisht që do të kthehem të jetoj atje. Kur të përfundoj karrierën time, me shumë mundësi do të vij të jetoj në Mainc. Pas Liverpulit nuk dua të bëj asgjë për një vit, edhe pse pas pesë vitesh bota mund të jetë shumë e ndryshme”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"