Klop u ankua, fusha e Realit më e madhe sesa në “Anfield”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2021 | 18:20

Klop u ankua, fusha e Realit më e madhe sesa në “Anfield”

Përpara fillimit të ndeshjes Real-Liverpul, trajneri Jyrgen Klop kritikoi hapur stadiumin “Alfredo di Stefano” duke e konsideruar një fushë stërvitore dhe jo të përshtatshëm për të luajtur një ndeshje Champions-i.

P2021-04-06-Real_Madrid_Liverpool-5

“Është e vërtetë që po luajmë në stadiume të boshatisura prej disa kohësh, por është komplet ndryshe. Kjo është një fushë stërvitore”, ka thënë Klop. Por, a ishte fusha dhe stadiumi problem për humbjen? Përmasat në fakt janë të njëjta. Sigurisht që nuk mund të krahasohet me madhështinë e “Santiago Bernabeu”-t. E vërteta është që fusha e “Valdebebasit” me atë të stadiumit të parë në Madrid është me përmasa 105 me 68 metra, ashtu siç e kërkon rregullorja e UEFA-s.

E vërteta është që stadiumi “Anfield” është më i vogël dhe ka përmasat 101 me 68 metra. UEFA e ka certifikuar këtë stadium për të zhvilluar edhe ndeshjet e Champions-t. Bari gjithashtu është i së njëjtës cilësi si në “Bernabeu”. Në Spanjë nuk e kanë pritur aspak mirë deklaratën e trajnerit të Liverpulit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"