Klop rrëfen momentin që ndryshoi sezonin e egjiptianit Salah, por… nuk ka të bëjë me Liverpulin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2018 | 18:59

Klop rrëfen momentin që ndryshoi sezonin e egjiptianit Salah, por… nuk ka të bëjë me Liverpulin

Mohamed Salah ka shënuar 37 gola këtë sezon për Liverpulin, por trajneri Klop ka zbuluar një moment që sipas tij ndryshoi sezonin e egjiptianit Salah dhe nuk ka të bëjë me Liverpulin.

Premier-League-Liverpool-vs-Leicester-City

Sipas tij, ishte goli që dërgoi Egjiptin në Kupën e Botës në tetor, momenti që ndryshoi sezonin e tij. Që pas atij momenti Salah ka shpërthyer. Ai udhëheq listën e golashënuesve më të mirë të Premierligës dhe listën për këpucën e Artë të Evropës.

FILE-PHOTO-Egypts-Mohamed-Salah-celebrates-after-the-game

Dhe Klop i falet penalltisë që Salah shënoi ndaj Kongos në minutën e 93-të për këtë, ndërkohë që trajneri gjerman po e shikonte në televizor.

“Gjëja më e bukur ishte mënyra se si Egjipti festoi pas golit.”- tha Klop pas fitoren ndaj Kristal Palasit.

Fans-celebrate-a-goal-in-a-soccer-match-against-Congo-that-could-see-Egypt-qualifying-for-the-World

“Nuk kam parë diçka të tillë në jetën time. As kur Gjermania fitoi Kupën e Botës në vitin 1990 nuk festuam ashtu. Të gjuaje një penallti të tillë në minutën e 93-të me gjithë kombin që i ka sytë nga ty ishte një presion i madh për Salah. Për pak, edhe mua më pushoi zemra.”- u shpreh Klop mbi golin historik që Salah shënoi për Egjiptin.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"