Klop për aktivizimin e Shaqirit: E kam fajin unë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2018 | 13:28

Klop për aktivizimin e Shaqirit: E kam fajin unë…

Xherdan Shaqiri e ndjen veten të rëndësishëm të Liverpuli. Futbollisti me origjinë shqiptare e ka shprehur disa herë se do të vijë koha të ketë minutat e tij. Klop po e aktivizon vazhdimisht Xherdanin, edhe pse me zëvendësim.

 

klop shaqiri

“Shaqiri është djalë i mirë, jo vetëm për atë që jep në fushë por edhe jashtë tyre. Ai po jep gjithçka për të fituar vendin e titullarit dhe them se po e bën mirë. E kam unë fajin që nuk po aktivizohet, por shumë shpejt do të ketë minutat e tij. Të gjithë duan të luajnë dhe unë nuk jam i kënaqur me vetën nëse nuk i aktivizoj.” u shpreh Klop. Liverpul do të ndeshet ditën e sotme në or 16:00 me Southempton.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"