Klop: Oferta jonë e radhës për Keitanë do të jetë 300 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 31, 2017 | 13:00

Klop: Oferta jonë e radhës për Keitanë do të jetë 300 milionë euro

Skuadra e Liverpulit ka zgjeruar interesat e saj lidhur me mesfushorin Nabi Keita. Megjithatë trajneri gjerman, Jurgen Klop deri më tani ka parë dy oferta sa i përket kartonit të mesfushorit nga Guinea. E para ka qenë 57 milionë paund dhe tjetra 66 milionë e refuzuar nga skuadra gjermane e Lajpcigut, por ende i mbetur si një synim për sezonin e radhës.

Klop qesh

Nga ana tjetër, Klop është duke vëzhguar një tjetër yll gjerman, Leon Goreckën nga skuadra e Shalkes, i cili ka vetëm një vit të mbetur deri në momentin e skadimit të kontratës aktuale. Problemi i vetëm qëndron në shifrën e kartonit të tij, e cila nuk është bërë ende e ditur nga klubi blu.

Keita

Për Klop, situata sa i përket mesfushorit Keita është kthyer në shaka pas tentativave të shpenzuara kot, ku ai ka thënë: “Oferta jonë e radhës për Keitan është 300 milionë euro”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"