Klop: Nuk kam dëgjuar njeri që ta pyesë Guardiolën për këtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2020 | 17:41

Klop: Nuk kam dëgjuar njeri që ta pyesë Guardiolën për këtë

Trajneri I Liverpulit, Jurgen Klop ka folur për të ardhmen e tij tek skuadra angleze. Gjermani ka që prej vitit 2015 që është në krye të ekipit dhe shpesh herë ka folur për një pushim të mundshëm.

Klop-Guardiola

Por mesa duket Klop është lodhur nga pyetjet për të ardhmen e tij. “Largimi im nga Liverpull? Shumë njerëz ma bëjnë këtë pyetje. Nuk kam dëgjuar asnjeri që ta pyesë Guardiolën për këtë, por kontrata e tij skadon vitin tjetër. Unë kam edhe katër vite, që duket si një përjetësi në futboll. Shumë gjëra mund të ndodhin gjatë kësaj kohe. Mendoj se pas katër vitesh do të jem duke menduar nëse do të rinovoj apo jo. Nëse nuk rinovoj, do të shkoj me pushime.

Kur të largohem nga Liverpuli, nuk do të gjej një punë tjetër menjëherë. Kjo është e sigurt. Do të qëndroj pushim një vit pas Liverpulit”, ka thënë Klop.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"