Klop: Nuk ka mbaruar, shpresojmë që Mane të mos ketë asgjë serioze

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2020 | 14:59

Klop: Nuk ka mbaruar, shpresojmë që Mane të mos ketë asgjë serioze

Pasi konfirmoi dëmtimin muskulor të Manesë, Jyrgen Klop refuzon që të pranojë se gara për titull ka mbaruar.

klop

 “Ishte një fitore e madhe. Nuno ka një ekip shumë të mirë. Ata janë të vështirë, sepse përdorin të gjithë gjerësinë e fushës. Uolvesi shënoi dhe pastaj ishin 10 minuta të tjera të çmendura. Rimorëm kontrollin dhe me shanset që patëm, ishin të pabesueshme. Ishim të paktën 4-5 herë në situatën një kundra një përballë portierit dhe nëse do kishim shënuar, do kishte mbaruar, por mbeti 1-1. Momente gjeniale si ai i Firminos mund të na ndihmojnë. Nuk kaluam në panik. E dimë që kemi shumë punë për të përmirësuar në mbrojtje, por jam krenar për djemtë. Është e pabesueshme. Titulli? Mbaron kur mbaron, jo më përpara. Kështu që përse më duhet të mendoj për të? Le të vazhdojmë. Shpresojmë që Mane të mos ketë asgjë serioze. Duket dëmtim muskulor, të shohim nesër (sot)”, deklaroi trajneri i Liverpulit

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"