Klop nuk dorëzohet për Strakoshën, Liverpulin e ndajnë vetëm… 4 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2018 | 12:44

Klop nuk dorëzohet për Strakoshën, Liverpulin e ndajnë vetëm… 4 milionë euro

“Thomasi është një portier i shkëlqyer, me perspektivë të madhe. Do rritet akoma në vitet e ardhshme. Është një djalosh serioz dhe ka cilësi që mund të përmirësohen shumë me eksperiencë”. Një analizë, në vija të përgjithshme, e Xhani De Biazit (ish-trajnerit të Kombëtares), për Strakoshën, prej disa kohësh në shënjestrën e Liverpulit. As Donaruma, as Alison: të kuqtë e Jyrgen Klop po kërkojnë në kampionatin italian zëvendësuesin e Kariusit për portën dhe, sipas raportimit të bërë nga tabloidi anglez “Daily Mirror”, ka vendosur sytë mbi portierin e Lacios, autor i një paraqitjeje vërtet bindëse sezonin e kaluar.

strakosha

Të kuqtë, që prej kohësh po hasin vështirësi me gjetjen e një kandidati kyç për portën, po nxitojnë për t’i siguruar trajnerit gjerman një mbrojtës ekstrem në lartësinë e duhur dhe flitet t’i kenë paraqitur presidentit Lotito dhe drejtorit sportiv, Igli Tare një ofertë prej 30 milionë sterlinash (rreth 35 milionë euro), për të bindur krerët e klubit bardhekaltër që të lënë të lirë portierin shqiptar të cilët kërkojnë 4 mln më shumë.

FLET BABAI – Vështirë, megjithatë, të mendohet se presidenti i klubit të kryeqytetit të Italisë do kënaqet me një shifër të tillë, duke konsideruar edhe besimin e madh që Simone Inzagi ka ndaj portierit. Ndërsa, Fotaq Strakosha, babai i Thomasit (edhe ai portier i Lacios dhe i Kombëtares në të kaluarën), ishte shprehur disa ditë më parë se “është i lumtur te Lacio, klubi do vendosë të ardhmen e tij”).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"