Klop ngre në piedestal Shaqirin: Në fillim dyshuan, por tani…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2018 | 15:53

Klop ngre në piedestal Shaqirin: Në fillim dyshuan, por tani…

Jurgen Klop gjithmonë ka besuar se futbolli anglez “dyshon” në trasnferimet me vlerë të lirë. I tillë ishte dhe ai i Xherdan Shaqirit dhe Klop ka marrë pikërisht këtë shembull. “Nuk mendoj se kultura gjermane e futbollit do të toleronte transferimet prej 150 milionë eurosh. Ata nuk duan asgjë më shumë se një transferim të lirë, “ tha ai për SPORT1.

shaqiri-klop-e1532857975701

“Pamja në Angli është e ndryshme. Nëse një lojtar nuk kushton shtrenjtë, ekziston dyshimi se ai mund të jetë i padobishëm”.
“Për shembull, kishte shumë pyetje (në Angli) për interesin tonë në Xherdan Shaqiri.

“Ne kemi paguar 13 milionë funte për atë pasi ai u zhvendos nga Stoke. Por ai është një lojtar fantastik dhe tani të gjithë në klub e duan atë. Në krahasim me Gjermaninë, është me të vërtetë ndryshe”.

“Më kujtohet pak vite më parë, tema e të gjithëve në Gjermani ishte shuma e parave, rreth 100 milionë euro, që Bayern Munchen thuhej të kishte në rezervë. Këto ditë ju nuk do të merrni edhe një gjysmë Neymar për këtë”,

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"