“Klop mund të drejtojë Bajernin”, flet Rehagel: Ndodh vetëm njëherë në jetë ajo që bëra unë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2020 | 15:31

“Klop mund të drejtojë Bajernin”, flet Rehagel: Ndodh vetëm njëherë në jetë ajo që bëra unë

Trajneri që udhëhoqi Greqinë drejt triumfit në Europianin e 2004-ës në Portugali, këmbëngul se Jyrgen Klop është një trajner që do të drejtonte çdo skuadër në botë në të ardhmen. Tekniku i Liverpulit po prish mallkimin e Premier Ligës për “Reds”- at, duke i udhëhequr ata drejt titullit të parë kampion pas tri dekadash dhe po e bën këtë me një diferencë historike nga rivalet.jurgen-klopp-believes-player-welfare-at-risk-with-length-of-summer-break

Një sezon më parë ai i ngjiti ata edhe në piedestalin e Europës për herë të gjashtë në historinë e klubit. Dhe Oto Rehagel beson se e gjithë bota e futbollit është e dashuruar me emrin e tij. “Karriera e Jyrgenit është unike, thjesht e mrekullueshme. Unë mendoja se ai nuk do të humbte asnjë ndeshje. Klop mund të frymëzojë lojtarët e tij dhe Liverpuli është një klub shumë i pasur. Por ai bëri zgjedhjet e duhura me lojtarët që transferoi. Unë nuk mund ta them se ku do të përfundojë karriera e tij.

Ai është ende i ri dhe do të rritet. Kampionati anglez është tani shumë i rëndësishëm për të. Në të ardhmen ai mund të bëjë gjithçka. Mund të drejtojë kombëtaren e Gjermanisë, mund të jetë trajner i Bajernit të Mynihut, mund të bëhet çfarë të dojë. Të gjitha dyert i ka të hapura”, tha trajneri rekordmen i Bundesligës, me 832 ndeshje gjatë një interviste për “Bild”.44965192_303

Profesori 81- vjeçar tregon edhe për jetën e tij pas futbollit: “Sot, si një trajner klubi ti je i burgosur. Unë vendosa të lirohem dhe nuk jam mërzitur prej atëherë. Çelësi i suksesit? Ka qenë gjithnjë disiplina. Jeta përbëhet nga rregullat dhe të gjithë duhet t’i zbatojnë ato. Një trajner nuk do të dëgjojë një zile telefoni në stol. Por lojtarët duhet ta dinë vetë këtë.

Ata duhet të bëjnë gjithashtu kujdes me ato që postojnë në rrjetet sociale. Ajo që unë bëra me Greqinë ndodh vetëm një herë në jetë. Unë vazhdoj të takohem njëherë në vit me skuadrën. Për herë të fundit u takuam në një ndeshje legjendash. Ishte sikur u rikthyem në finalen e Europianit kundër Portugalisë, sepse luanim pikërisht kundër tyre. Fituam sërish. Por këtë herë jo 1-0, por 2-1”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"