Klop flet hapur: Jam tifoz i Sarrit, kanë harruar…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2018 | 18:26

Klop flet hapur: Jam tifoz i Sarrit, kanë harruar…

Liverpuli do të ketë një sfidë dyshe me Çelsin këtë javë. Ata do të ndeshen ditën e nesërme për kupë dhe ditën e shtunë për kampionat. Jurgen Klop duket se e admiron lojën që zhvillon trajneri i ri i bluve, Mauricio Sarri.

sarri

“Ndryshimi që i ka bërë ekipit në një kohë të shkurtër është i pabesueshëm. Stili i lojës në krahasim me sezonin e shkuar është komplet ndryshe. Çfarë trajneri që është. Unë jam tifoz i Sarrit që kur ishte te Napoli sepse zhvillon futboll të mrekullueshëm. Të gjithë jemi të mendimit se Siti është favoriti ndaj ekipeve të tjera, por them se kanë harruar Çelsin. Ata e dinë se si fitohet sepse 80% e tyre e kanë fituar 2 herë”, u shpreh gjermani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"