Klop dhe Salah i fusin frikën Realit, Benzema për rekordin e CR7-ës/ Ja pikantet e finales së Parisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2022 | 23:19

Klop dhe Salah i fusin frikën Realit, Benzema për rekordin e CR7-ës/ Ja pikantet e finales së Parisit

Vetëm pak orë kanë mbe tur nga finalja e madhe në Ligën e Kampioneve mes Liverpulit dhe Realit të Madridit. Në Paris janë të gjithë gati, ndërsa edhe pak orë dhe fjalën do ta marrin skuadrat në fushë.

When-is-the-Champions-League-Final-between-Liverpool-and-Real-Madrid

Por deri atëherë, finalja luhet edhe nëpër media. E kur flitet për finale, natyrisht që shifrat janë ato që ngacmojnë jo pak kureshtjen. Gazeta spanjolle “Mundo Deportivo” ka renditur ato që i cilësuar si dhjetë nga të dhënat më pikante në lidhje me finalen e madhe të Parisit mes Liverpulit dhe Realit të Madridit.

FINALJA MË E SHPESHTË – Liverpuli dhe Reali i Madridit do të takohen për herë të tretë mes tyre në finalen e Kupës së Kampioneve/Ligës së Kampioneve. Ky është çifti që më shpesh është përballur në finalen e këtij kompeticioni. Liverpuli fitoi finalen në vitin 1981, ndërsa Reali atë të vitit 2018.

HISTORI E PAARRITSHME – Në rast të një suksesi kundër Liverpulit, Reali do të garantonte titullin për herë të 14-të në historinë e tij ose sa dyfishi i ndjekësit të tij më të afërt, Milani (7). “Los Blancos” nuk kanë humbur asnjë nga 7 finalet e fundit në Ligën e Kampioneve. E fundit skuadër që e ka mundur ka qenë Liverpuli po në Paris në vitin 1981 me një gol të Alan Kenedit.

KLOP DHE REALI – Reali i Madridit është kundërshtari me të cilin Jurgen Klop, aktualisht trajner i Liverpulit, është përballur më shpesh në Champions (9 herë). Klop ka fituar 3 takime, ka barazuar 2 dhe humbur 4 të tjerë.

ANÇELOTI “MISTER CHAMPIONS” – Trajneri italian do të kërkojë të fitojë për herë të katërt Ligën e Kampioneve, gjë që nuk e ka bërë asnjë trajner në historinë e këtij kompeticioni. Ai e ka fituar në vitin 2003 dhe 2007 me Milanin dhe në vitin 2014 me Realin e Madridit. Ançeloti ka fituar 3 nga 4 finalet që ka zhvilluar në Ligën e Kampioneve. E vetmja humbje si trajner ka qenë me Milanin kundër Liverpulit në vitin 2005 në Stamboll.

SALAH DHE KLOP – Mohamed Salah ka shënuar 33 gola në Ligën e Kampioneve nën drejtimin e Jurgen Klopit. Vetëm tre lojtarë kanë shënuar më shumë se Salah me një trajner të vetëm: Mesi me Guardiolën 43 gola, Van Nistelroi me Fergusonin 35 gola dhe Tierri Henri me Vengerin po 35.

champions

VETERANËT NJË GARANCI – Reali i Madridit numëron 5 lojtarë nga skuadra aktuale që kanë zhvilluar të paktën 100 takime në Ligën e Kampioneve (Benzema, Kros, Modriç, Marselo e Alaba). Mund të bëhet klubi i parë që rreshton në finale të paktën 5 lojtarë që kanë arritur shifrën magjike të 100 ndeshjeve.

MALDINI… BENZEMA – Benzema, i cili në ditën e finales do të jetë 34 vjeç e 160 ditë, mund të bëhet lojtari i dytë më i moshuar që shënon në një finale Champions-i pas Paolo Maldinit me Milanin në vitin 2005 (36 vjeç e 333 ditë). Kujtojmë se Benzema shënoi golin e parë në finalen e vitit 2018 mes Realit dhe Liverpulit në Kiev (3-1).

ARNOLD, NJË DEL PIERO I RI – Mbrojtësi i Liverpulit Trent Aleksandër-Arnold mund të luajë në finalen e tij të tretë të Ligës së Kampioneve. Në moshën 23 vjeç e 233 ditë në ditën e finales së këtij viti, ai do të ishte lojtari i dytë më i ri në historinë e kompeticionit që do të shfaqej në tri finale pas Alesandro del Pieros në 1998 (23 vjeç e 192 ditë).

VINICIUS RIVALIZON… Mesin – Sulmuesi i krahut i Realit të Madridit, Vinicius Zhunior, ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në nëntë gola në Ligën e Kampioneve në këtë sezon (tre gola dhe gjashtë asiste). Lojtari i fundit nga Amerika e Jugut i angazhuar në të paktën 10 gola në një sezon të vetëm mbi moshën 21 vjeç ka qenë Lionel Mesi në sezonin 2008-2009 (nëntë gola dhe pesë asiste).

TRIPLETA E BENZEMASË – Francezi ka shënuar 15 gola me Realin e Madridit në Ligën e Kampioneve në këtë sezon dhe është vetëm dy gola larg rekordit absolut që mbahet nga Kristiano Ronaldo (17) po me Realin e Madridit në sezonin 2013-2014.

Nëse shënon në finale ndaj Liverpulit, Benzema do të bëhej golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e Champions-it, duke lënë pas Levandovskin (86). Përpara tij do të jenë vetëm Mesi (125) dhe Ronaldo (140).

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"