Klodian Duros nuk i del inati dhe thumbon ata që e sulmuan: Mjeshtra të futbollit kosovar, si po ju duken trajnerët nga Shqipëria?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2022 | 22:21

Klodian Duros nuk i del inati dhe thumbon ata që e sulmuan: Mjeshtra të futbollit kosovar, si po ju duken trajnerët nga Shqipëria?

Aventura e Klodian Duros disa sezone më parë në futbollin kosovar, në krye të Feronikelit, nuk shkoi në mënyrën më të mirë të mundshe, teksa ish-mesfushori i Kombëtares, krijoi polemika të shumta me analistë të ndryshëm dhe trajnerë.

Duro Klodian

Edhe pse kanë kaluar afro 2 vite, Duros, nuk i ka dalë inati, teksa ka thumbuar, të ashtuquajturit mjeshtrat e futbollit kosovar, pas triumfit historik të Ilir Dajës në krye të Ballkanit.

Duro, i cili aktualisht drejton Lushnjën në Kategorinë e Parë, ka publikuar në “Facebook”, një foto me Ismet Munishin, trajnerin e Prishtinës, i cili është dhe mik i ngushtë i Duros, duke shkruar:

“Mjeshtra të futbollit kosovar, si po ju duket këto trajnerët e futbollit nga Shqipëria? Ismet Munishi ti nuk je mjeshtër, ti je baba”.

DURO

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"