Klodian Duro shpjegon pse u largua nga Kukësi: Vlerësimi ishte minimal por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2016 | 19:03

Klodian Duro shpjegon pse u largua nga Kukësi: Vlerësimi ishte minimal por…

Largimi i Klodian Duros nga Kukësi duket se nuk ka ardhur për arsye financiare. Ish-trajneri shprehet se vlerësimi ndaj tij në klubin që fitoi së fundmi edhe Kupën e Shqipërisë ishte minimal.

klodian duro

“Klubi dhe stafi teknik duhet të jenë në shërbim të trajnerit dhe futbollistëve dhe jo e kundërta”,-shprehet ai në një status të publikuar në profilin e tij në rrjetet sociale.

Në komentin e tij Duro falënderon presidentin Gjici dhe stafin e Kukësit, duke i uruar edhe suksese klubit në objektivat e tij.

Më herët, president i Kukësit, Safet Gjici, në një intervistë që ka dhënë pak javë me parë për “Panorama Sport”, ka folur për largimin e trajnerit Duro duke thënë se ndarja erdhi pas një kërkesë me parametra të larta financiare nga ana e trajnerit.

gjici-800x400

Komenti i plotë i Klodian Durorës:

“Pershendes te gjithe tifozet e Kukesit dhe i falenderoj per mbeshtetjen dhe vleresimin ndaj meje dhe me shume respekt dua ti informoj perse nuk vazhdoj te jem trajner i Kukesit.

Jam afruar tek klubi i Kukesit per ta drejtuar kete ekip i bindur dhe me besim tek aftesite e mia dhe me objektivin e vetem te siguronim kualifikimin ne Europe permes kampionatit dhe fitimin e trofeut te Kupes se Shqiperise, objektivat e vetme qe kishin mbetur per tu arritur nga nisja jo e mire e sezonit. Falenderoj presidentin Gjici per besimin qe me dha per te drejtuar FK.KUKESI por edhe mirkuptimin e treguar gjate gjithe edicionit qe u mbyll me sukses pasi cdo vendim ne fushe dhe pergjegjesi e kisha vetem une si trajner.

Qe ne diten e pare qe u bera pjese e klubit si trajner i FK.KUKESI nuk kam kerkuar e as kam marre asgje financiarisht, por vetem kam punuar qe te realizoja objektivat qe klubi kishte vendosur ne fillim te sezonit por qe ishin shume te veshtira per tu arritur.

Ne fund pasi arritem vendin e trete e siguruam pjesmarrjen ne Europa League dhe fitimin e Kupes se Shqiperise, duke fituar luften ndaj te gjithe rivaleve tane, vleresimi ndaj meje ishte minimal por edhe per kete perseri e falenderoj presidentin edhe per cfare mu ofrua per me tej per sezonin e ri.

Per realizimin e objektivave madhore dhe vazhdimesi ne suksese te metejshme fitimin e trofeve dhe kalimin e tureve dhe hyrjen ne grupet e Europa League cdokush qe punon ne klub duke filluar nga drejtori i pergjithshem, drejtori sportiv, shefi e menaxheri i klubit dhe stafi teknik duhet te jene ne sherbim te trajnerit dhe futbollisteve dhe jo e kunderta.

Ne keto kushte me keqardhje per gjithe lodhjen e punen e bere keto 6 muaj si trajner nuk mund te vazhdoja te isha pjese e klubit. Per objektivat qe arritem dhe fitimin per here te pare ne historine e klubit te Kupes se Shqiperise, falenderoj presidentin per besimin dhe mbeshtetjen, futbollistet qe dhane gjithcka nga vetja dhe profesionalizmin qe treguan dhe te gjithe tifozet kuksiane per besimin dhe perkrahjen drejt suksesit. Tashme te gjithe ju jeni pjese e pandare e imja. FORCA KUKESI”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"