Klodian Duro debuton me barazim: Jam shumë i kënaqur me atë që kam gjetur në futbollin kosovar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2020 | 17:29

Klodian Duro debuton me barazim: Jam shumë i kënaqur me atë që kam gjetur në futbollin kosovar

Klodian Duro ka debutuar me barazim pa gola në stolin e Feronikelin në sfidën  ndaj Treça 89’ në transfertë, e vlefshme për Superligën Kosovare. Në prononcimin pas ndeshjes, tekniku elbasanas, është shprehur mjaft i lumtur nga paraqitja e ekipit dhe nga ajo çka ka gjetur në futbollin kosovar.

duroooo-780x439

“Jam shumë i kënaqur me atë që kam gjetur në futbollin kosovar. Ne sot kërkonim vetëm fitore që të kthenim atmosferën pozitive dhe besimin në skuadër. Jam shumë i kënaqur me shpirtin luftarak që tregoi skuadra. Ne i patëm mundësitë tona për ta fituar ndeshjen dhe normalisht që krijuam edhe hapësira prapa, që kundërshtari i shfrytëzoi.

Trepça pati disa raste dhe meritojnë komplimente sepse për asnjë moment nuk u shpërbë dhe qëndroi shumë mirë taktikisht. Unë e kam gjetur ekipin në gjendje shumë të mirë fizike. Sigurisht, do të punojmë që të përmirësohemi edhe më shumë”, ka thënë Duro pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"