Kleçka te kontratat e Vllaznisë, “play out”-i djeg pagën e fundit të lojtarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2020 | 21:24

Kleçka te kontratat e Vllaznisë, “play out”-i djeg pagën e fundit të lojtarëve

Çështja e pagave të marra me vonesë te Vllaznia nuk është diçka e re, pasi thuajse çdo vit ka qenë e njëjta situatë prej burokracive të vendimeve të marra në Këshillin Bashkiak për klubin.
Dedja Vllaznia
Kjo ka bërë që lojtarët të shkojnë deri në bojkotim të stërvitjeve disa herë. Ndërkohë, “Panorama Sport” mëson se nga fillimi dhe deri në fund të sezonit 2019-2020, futbollistët që kanë qenë pjesë e ekipit deri në mbyllje të kampionatit, kanë marrë 9 paga gjithsej. Mirëpo, ata presin që të shlyhen edhe për një muaj tjetër. Këtu ka një kleçkë, pasi në kontratat e gjithsecilit ka qenë e parashikuar mbajtja në formë gjobe e një page në rast se skuadra përfshihej në zonën “play out”. Kjo ndodhi, por lojtarët shpresojnë ende.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"