Klavan: I kërkova Klopit të më dërgonte foton e tij që ta besoja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2017 | 11:03

Klavan: I kërkova Klopit të më dërgonte foton e tij që ta besoja

Mbrojtësi i skuadrës së Liverpulit, Ragnar Klavan, ka zbuluar se si është bindur se ka qenë trajneri Jurgen Klop ai që e ka kontaktuar për t’u transferuar te Liverpuli teksa luante për Augsburgun. Sipas tij, Klop i ka dërguar mesazhin: “Përshëndetje, jam trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop. Dëshiron të luash për Liverpulin?”.

Liverpool's head coach Juergen Klopp, right and Liverpool's Ragnar Klavan gesture, after the team won the International Champions Cup soccer match between Liverpool and Barcelona at Wembley stadium in London, Saturday, Aug. 6, 2016 . (AP Photo/Frank Augstein)

Por, mbrojtësi nuk e ka besuar dhe i ka kërkuar atij një foto të vetes për t’iu shmangur ndonjë shakaje. Por, pasi Klop i ka dërguar foton e vetes, ai është bindur dhe u largua nga klubi gjerman në verën e vitit 2016.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"