Klauzolë 40 milionë euro, Reali dhe Interi vihen pas lojtarit gjerman

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2021 | 23:00

Klauzolë 40 milionë euro, Reali dhe Interi vihen pas lojtarit gjerman

Dëmtoi Interin me Borusian e Mynshengladbahut që arriti në fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampioneve të këtij edicioni në disfavor të zikaltërve. Dhe me paraqitjet e tij pozitive në fushë kombëtare dhe ndërkombëtare, Florian Nojhaus ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve më të mira të Europës, mes të cilëve pikërisht Interin, që po kërkon një përforcim në rolin e tij.
neuhaus-smile-bmg-gladbach
Sipas së përjavshmes “Sport Bild”, në fakt, lojtari ka përfunduar në shënjestrën edhe të Realit të Madridit, përveçse Bajernit të Mynihut. Është mesfushor dhe vetëm 23 vjeç ka një klauzolë largimi prej 40 milionë eurosh që mund të aktivizohet deri në majin e vitit 2021. Investim i ndërlikuar në këto kohë për “Suning”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"