Klauzola speciale e Vinicius me Realin, ja shuma e majme që do të përfitojë braziliani në rast se fiton “Topin e Artë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2022 | 20:13

Klauzola speciale e Vinicius me Realin, ja shuma e majme që do të përfitojë braziliani në rast se fiton “Topin e Artë”

Vinicius Zhunior ka mbyllur thuajse gjithçka me Realin e Madridit, teksa do të vijojë të jetë pjesë e “Los Blancos” deri në vitin 2027. Ai ka qenë një nga lojtarët kyç të Realit në sezonin që lamë pas duke sigluar edhe golin e fitores 1-0 në finalen e Ligës së Kampioneve kundër Liverpulit.

VIniciusJr - cropped

“SER Deportivos” ka zbuluar disa nga detajet e kontratës së re të Vinit me Realin e Madridit. Mes shumë të tjerave, klubi kampion i Europës ka përfshirë një klauzolë prej 1 miliard eurosh për të, për të mbajtur sa më larg Paris SG-në.

Klauzolë të tillë e kanë dhe Pedri e Ansu Fati te Barça. Ndërkaq, klubi ka parashikuar se nëse Vinicius do të fitojë “Topin e Artë”, ai do të ketë dhe një bonus prej 1 milion eurosh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"