Klauzola sekrete e Ansu Fati, Barcelona i paguan lojtarit vetëm 55500 euro për rinovimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2021 | 23:01

Klauzola sekrete e Ansu Fati, Barcelona i paguan lojtarit vetëm 55500 euro për rinovimin

Barcelona është e sigurt se do të bindë Ansu Fati që të vazhdojë të jetë pjesë e katalanasve edhe pse kontrata e tij me ekipin përfundon këtë vit. Në fakt, katalanasit kanë “asin nën mëngë”, një klauzolë që ata kanë vënë në zbatim dhe që pengon futbollistin që të nisë bisedimet me klube të tjera.

ansu fati

Sipas katalanases “Sport”, Barcelona ka bërë pagesën e 55500 eurove për të rezervuar të drejtën e njëanshme për rinovimin e  Ansu Fati në fund të sezonit. Kjo klauzolë ishte në një nga shtesat e marrveshjes që klubi nënshkroi me lojtarin kur i bëri kontratë profesionisti me ekipin e parë.

“Barcelona do të ketë të drejtën e njëanshme për zgjatjen e kontratës deri në 30 qershor 2024, për sa kohë që do të lajmërojë futbollistin para datës 15 qershor 2022. Barcelona duhet t’i paguajë lojtarit një shifër prej 55500 eurosh në mënyrë që t’i njihet kjo e drejtë klubit, jo më vonë se më 31 tetor 2021, pavarësisht nëse në fund realizohet apo jo zgjatja e kontratës”, shkruhet në klauzolën e marrëveshjes së Ansu Fati,

Kjo situatë e ka bërë që Barcelona të jetë e qetë, pasi mund të negociojë me lojtarin dhe ta bindë që të hedhë firmën në këtë marrëveshje, pa ndërhyrjen e klubeve të terja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"