Klauzola në kontratë, ja çfarë e mban Shehin në pankinën e Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2020 | 9:29

Klauzola në kontratë, ja çfarë e mban Shehin në pankinën e Kukësit

Orges Shehi e mori Kukësin në një moment jo të lehtë për ekipin. Më 2 mars, Shehi u prezantua dhe në fjalimin e tij të parë theksoi se do të punojë me ekipin për të arritur objektivat që kërkon klubi dhe të përmirësojë skuadrën. Po cila ishte kontrata dhe klauzola që trajneri kishte bërë me Kukësin?
Shehi5
Kontrata është deri në vitin 2021, pra për një vit, por pakti me klubin ishte që ai të fitojë një trofe, minimalisht Kupa e Shqipërisë dhe vendin e dytë në kampionat. Tekniku është brenda objektivave dhe nëse do arrijë të përmbushë kushtet, do të vazhdojë dhe për sezonin e ri. Shehi gëzon respekt dhe ka besimin e drejtuesve e presidentit Gjici, por kjo varet se si do të jetë ecuria e skuadrës deri në fund të këtij sezoni. Presidenti – Kur është pyetur për trajnerin Shehi, vetë presidenti Gjici ka thënë dy fjalë goxha pesimiste.
safet gjici
“Unë nuk jam i kënaqur fare me lojtarët. I kemi plotësuar kushtet dhe të gjitha kërkesat së bashku me stafin teknik. Ne morëm lojtarët më të mirë të kampionatit shqiptar. Në fund të kampionatit bëhet bilanci. Nëse realizohet objektivi, je i kënaqur. Me Shehin kemi bërë një kontratë, e cila ka disa klauzola dhe trajneri e di shumë mirë këtë. Do të isha i kënaqur nëse do i fitonim të gjitha ndeshjet. Por, do të shohim. Kemi ndeshje të forta dhe ne, ka ndeshje të forta edhe Tirana. Nuk dorëzohemi kurrë”, pati thënë Gjici.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"