Klauzola e veçantë në kontratën e Suarezit, sulmuesi mund të largohet falas nga Atletiko

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2021 | 15:54

Klauzola e veçantë në kontratën e Suarezit, sulmuesi mund të largohet falas nga Atletiko

Luis Suarez është lojtari kryesor te Atletiko Madrid këtë sezon, ku u transferua në merkaton e verës nga Barcelona.

luis suarez

Sulmuesi uruguaian është padyshim lojtari më i mirë i skuadrës së Simeones, teksa me golat e tij i ka dhënë shumë pikë dhe tashmë kryesojnë renditjen të shkëputur ndjeshëm nga Reali dhe Barcelona.

Megjithatë në kontratën 2 vjeçare të lojtarit, ekziston një klauzolë e veçantë. Suarez ka mundësinë që të largohet falas nga Atletiko pas datës 30 qershor të këtij viti. “Marca” raporton se në rast se lojtari dëshiron të largohet, atëherë është i lirë dhe në drejtim të Atletikos nuk ka asnjë detyrim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"