Klauzola e veçantë, Mesi mund të largohet nga Barça me… 0 euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2018 | 12:46

Klauzola e veçantë, Mesi mund të largohet nga Barça me… 0 euro

Kontrata e Lionel Mesit skadon në vitin 2021 me Barcelonën, të cilën e rinovoi vetëm në 25 nëntor të vitit të kaluar, por siç raporton “El Mundo Deportivo”, për argjentinasin ekziston një klauzolë e veçantë në letra.

mesi

Ai ka të drejtë që të largohet me parametra zero, që në verën e vitit 2020, por kushti i vetëm i vendosur nga klubi blaugrana, është që të mos transferohet tek një klub i madh europian, që mund të jetë rival i Barcelonës në La Liga, apo qoftë edhe në Champions League.

Deri më tani, “pleshti” e ka rinovuar plot 8 herë kontratën e tij me Barcelonën që nga debutimi i tij, dhe tifozët ëndërrojnë që ai ta mbyllë po tek Barcelona karrierën e tij të lavdishme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"