Gjasula gati të ndryshojë ekip për sezonin e ardhshëm, skuadra tjetër gjermane nis bisedimet me mesfushorin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2020 | 11:53

Gjasula gati të ndryshojë ekip për sezonin e ardhshëm, skuadra tjetër gjermane nis bisedimet me mesfushorin

Pas aventurës në Bundesligë me skuadrën e Paderbornit, ku arriti të bëhej rekordmeni i kartonëve të verdhë në një sezon të vetëm, Klaus Gjasula mund të ndryshojë skuadër për sezonin e ardhshëm.klaus-gjasula-sc-paderborn-1576579095-28616

Në Gjermani raportojnë se mesfushori i Kombëtares shqiptare pëlqehet nga skuadra e Dyseldorfit. Edhe këta të fundit kanë rënë në Bundesligën e Dytë, ashtu si Paderborni i Gjasulës, por kanë nisur rindërtimin dhe projektin për t’u ringjitur sërish në elitën e futbollit gjerman.Gjasula

Ata besojnë se Gjasula është një nga lojtarët e duhur dhe mund të ofrojë eksperiencën e duhur në klub dhe t’i ndihmojë të tjerët që të arrijnë të rikthehen sërish në Bundesligë. Dyseldorfi ka nisur kontaktet e para me shqiptarin, të cilit i ka përfunduar kontrata me Paderbornin dhe është lojtar i lirë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"