Klaudio Pizarro firmos një vit me Bajernin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2012 | 13:33

Klaudio Pizarro firmos një vit me Bajernin

Mediat gjermane pohojnë se peruani ka mbyllur marrëveshjen me ish-klubin e tij, ku do të rikthehet në radhët e bavarezëve si partner Gomez për sezonin e ardhshëm. Klaudio Pizarro është larguar përfundimisht nga Verder Bremeni, pasi ka vënë firmën në letër për një kontratë njëvjeçare me Bajernin e Mynihut, sipas “Bild”. Transferimi i 33-vjeçarit në “Allianz Arena” tani duket të ketë përfunduar. Ai kthehet te Bajerni, në klubin ku luajti midis viteve 2001 dhe 2007, duke shënuar 74 gola në 171 paraqitje në Bundesligë, para se të nisen për një eksperiencë jo pozitive me Celsin. Megjithatë, ai u kthye në Gjermani me Verderin pas vetëm një sezoni dhe ka rindërtuar me sukses reputacionin e tij si një sulmues “pjellor” në kontinent.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"