Klaudio Bravo mbyll sezonin, Guardiola konfirmon portier të dytë shtatlartin kosovar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2018 | 19:34

Klaudio Bravo mbyll sezonin, Guardiola konfirmon portier të dytë shtatlartin kosovar

Duket se dëmtimi i portierit Klaudio Bravo, i ka hapur shumë probleme skuadrës së drejtuar nga Pep Guardiola. Por duket se tekniku spanjoll e ka gjetur një zgjidhje. Bëhet fjalë për portierin kosovar, Arijanet Muriqi. Shtatlarti 19-vjeçar i ka thënë “po” së fundmi kombëtares së Kosovës.

410839_TS_01-09-18_7190361556_

Ndërkohë që Pep Guardiola duket se e ka konfirmuar kosovarin si portier të dytë pas brazilianit Ederson. Muriqi ka një kontratë me klubin anglez deri në vitin 2021 dhe ndoshta ky mund të jetë momenti që të tregojë veten te një klubi madh si Mançester Siti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"