“Klasikja” Tirana-Vllaznia, Mema: Ndeshja nuk justifikoi as lekët e dritave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2019 | 11:24

“Klasikja” Tirana-Vllaznia, Mema: Ndeshja nuk justifikoi as lekët e dritave

Ish-trajneri kampion i Tiranës, Sulejman Mema, ka bërë dje një batutë pikante lidhur me “klasiken” shqiptare, që përfundoi në një barazim pa gola. Fakti që ky takim u luajt pa tifozë në stadiumin “Selman Stërmasi”, e zbehu jo pak ndeshjen, prandaj dhe Mema gjeti momentin për të bërë një lidhje edhe me orarin, pasi u zhvillua në orën 18:00 nën dritat e projektorëve.

bandicam 2019-11-08 20-00-44-978

“Meqë u luajt në mbrëmje, mendoj se ishte një ndeshje që nuk justifikoi as lekët e dritave”, ishte batuta e Memës në “SuperSport”.

Sulejman Mema

“Mendoj se Vllaznia ka bërë një nga ndeshjet më të mira të kampionatit të deritanishëm. Ishte e vendosur mirë dhe më pëlqyen lojtarët brazilianë. Tirana nuk kishte qartësinë e duhur përpara portës. Një ndeshje që për nga mënyra si shkoi, rezultati ishte i drejtë”, përfundoi Mema.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"