“Klasikja” Tirana-Vllaznia/ Interesim i madh nga tifozët shkodranë, biletat mbarojnë menjëherë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2022 | 12:32

“Klasikja” Tirana-Vllaznia/ Interesim i madh nga tifozët shkodranë, biletat mbarojnë menjëherë

Përballja mes Tiranës e Vllaznisë nuk luhet vetëm në fushë, por edhe në shkallët e tifozërisë. Nga sa mësohet, interesimi i tifozërisë kuqeblu ka qenë i jashtëzakonshëm. Biletat e dala në treg ditën e djeshme kanë mbaruar menjëherë.

ari-1

Në Tiranë sot në duelin kundër vendasve, në tribunat e “Air Albania”-s pritet të ketë një numër të konsiderueshëm tifozë shkodranë. Një organizim që ndoshta në një masë të tillë mungonte prej vitesh.

Dueli nuk do të jetë vetëm në fushën e lojës mes futbollistëve, por edhe në tribuna mes tifozërive. Edhe një herë tifozët shkodranë kërkojnë t’i japin mbështetjen maksimale ekipit të tyre të zemrës në një përballje jo vetëm të vështirë, por edhe që mund të vlejë titullin kampion.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"