“Klasikja” nr.3 e këtij sezoni, rikthime të rëndësishme te Vllaznia. Mesfushori shkodran në dyshim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2021 | 23:43

“Klasikja” nr.3 e këtij sezoni, rikthime të rëndësishme te Vllaznia. Mesfushori shkodran në dyshim

Të shtunën në stadiumin “Loro Boriçi” do të luhet kryendeshja e javës së 21-të, Vllaznia-Tirana, pikërisht në orën 13:00 pa praninë e tifozëve për shkak të masave anti-COVID. Vllaznia pritet të jetë e plotë në “klasike”, pasi rikthehen nga pezullimet titullarë si Eni Imami, Aleksandar Isaevski dhe Demir Imeri.
marku herald (1)
Këta të fundit munguan në takimin ndaj Skënderbeut, që përfundoi 1-1 në Korçë. Ndërkohë, mesfushori Herald Marku është i vetmi futbollist i cili nuk mund të thuhet nëse do të jetë i gatshëm të shtunën. Që prej dëmtimit në ndeshjen ndaj Laçit pak javë më parë, Marku vijon terapinë dhe gjasat janë që të futet me grupin në ditët e ardhshme.

Trajneri Tomas Brdariç do të ketë luksin e përzgjedhjes ndaj Tiranës, duke kërkuar tashmë rikthimin te fitorja pas atij hapi fals në transfertën e Korçës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"