VIDEO/ “Klasikja” me Tiranën, tifozët surprizojnë lojtarët e Vllaznisë. Shikoni çfarë ka ndodhur sot në Shkodër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2020 | 23:23

VIDEO/ “Klasikja” me Tiranën, tifozët surprizojnë lojtarët e Vllaznisë. Shikoni çfarë ka ndodhur sot në Shkodër

Edhe pse në ambientet sportive mungojnë tifozët që prej marsit, në Shkodër nuk pyesin për pandeminë, kur bëhet fjalë për dashurinë ndaj skuadrës së zemrës.

tifozet e vllaznise

Tifozët shkodranë kanë shkruar sot te hoteli i skuadrës për të takuar lojtarët dhe për ti dhënë mbështetje përpara ndeshjes ndaj Tiranës, që konsiderohet si “klasikja” e futbollit shqiptar.

tifozet shkodrane

Kjo mbështetje vjen edhe për arsye se Vllaznia nga dy ndeshje të kampionatit ka arritur të grumbullojë pikë të plota, duke besuar se kjo skuadër e këtij sezoni do të rikthehet e madhe si në kohët e arta.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"