“Klasikja e Gjermanisë”, këto janë 10 përballjet më të nxehta mes Bajernit dhe Dortmundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2017 | 21:18

“Klasikja e Gjermanisë”, këto janë 10 përballjet më të nxehta mes Bajernit dhe Dortmundit

Këtë të shtunë skuadra e kampionëve gjermanë do të përballet me rivalët historikë, ata të Borusias së Dortmundit në javën e 11-të të Bundesligës. Sipas së përditshmes gjermane, “Sport1”, këto janë dhjetë përballjet më të nxehta të historisë mes këtyre dy gjigantëve të futbollit gjerman:

Dortmund-Bajern

1. Finalja Champions(2012/13)

Në finalen e Champions League të zhvilluar në stadiumin madhështor të Uemblit në vitin 2013-të, ka qenë e para herë në histori që përballen dy skuadra gjermane. Në këtë përballje, triumfues ishin bavarezët me rezultatin 2-1 duke fituar titullin e Kampionëve të Europës.

2. Finalja Kupa e Gjermanisë(2011/12)

Skuadra e kampionëve gjermanë ka përjetuar një prej momenteve më të hidhura ndaj verdhezinjve duke humbur me rezultatin 2-5. Kjo ka qenë edhe e pesta humbje në historinë e këtij dueli mes Bajernit dhe Dortmundit.

3. Bundesliga(9 gusht 1986)

Sulmuesi i Dortmundit, Frank Mil, ka kaluar portierin bavarez, Zhan Mari Faf, por ka prekur shtyllën dhe ka humbur mundësinë për të fituar duke e mbyllur me barazimin 2-2.

4. Gjysmëfinalja Kupa e Gjermanisë(2014/15)

Përballja mes Bajernit dhe Dortmundit në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë në vitin 2015-të ka qenë një prej humbjeve më të dhimbshme për Bajernin. Pas 120 minutash intensive, fati i takimit është vendosur nga 11-metërshat, në të cilët Alonso dhe Lahm kanë rrëshqitur teksa kanë goditur duke u mposhtur.

5. Bundesliga Java e 32-të(2012/13)

Pas një dueli të jashtëzakonshëm, ku të dyja skuadrat kishin shënuar nga një gol, verdikti i përkiste një 11-metërshi, i cili do të ekzekutohej nga Levandovski, i cili e ka humbur dhe ka mbyllur sfidën me barazimin 1-1.

6. Bundesliga Java 24-t(2010/11)

Takimi i javës së 24-t në Bundesligë mes Bajernit dhe Dortmundit ka qenë një prej përballjeve më të nxehta, ku verdhezinjtë kanë mposhtur bavarezët në shtëpi, me rezultatin 3-1.

7. Bundesliga Java 24-t(1998/99)

Derbi i javës së 24- t në vitin 1999 mbahet mend si një prej momenteve më të çmendura të portierit bavarez Oliver Kahn, pasi ka kafshuar sulmuesin verdhezi, Haiko Herlish, kur sfida u mbyll me barazimin 2-2.

8. Bundesliga Java 28-të(1996/97)

Në këtë përballje, Lotar Mateus tallet me Andreas Mëler dhe i ndërhyn në mënyrë të gabuar, por sfida ka përfunduar me barazimin 1-1.

9. Finalja Kupa e Gjermanisë(2015/16)

Ndeshja e fundit për Humels para kalimit te Bajerni, por mbrojtësi dëmtohet dhe del nga fusha në minutën e 78-të, një prej momenteve më të dhimbshme për të.

10. Bundesliga Java 16-të(1971/72)

Në këtë përballje, skuadra bavareze ka shënuar fitoren më të thellë ndaj verdhezinjve me rezultatin 11-1 duke ndezur atmosferën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"