Klasikja e futbollit shqiptar, zbulohet stadiumi ku do të luhet supersfida Tirana-Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2022 | 14:34

Klasikja e futbollit shqiptar, zbulohet stadiumi ku do të luhet supersfida Tirana-Vllaznia

Vllaznia mori fitoren e parë në kampionatin e 84-t të Superiores, ku mbrëmë mundën Kukësin në shifrat 2-1.

Tirana-Vllaznia

Në kampin shkodran nuk ka vend për festë, pasi ndeshja e radhës vjen shpejt, madje bëhet fjalë për një duel “ferri”.

Të premten, të besuarit e trajnerit Mirel Josa janë mysafirë në kryeqytet, ku në “Air Albania” i pret Tirana kampione.

Kuqeblutë vërtet morën fitoren e parë mbrëmë ndaj verilindorëve, por 35 minutat e fundit treguan se te Vllaznia ka ende vend për përmirësim, kryesisht në fazën mbrojtëse.

Ndaj kampionëve në fuqi, kuqeblutë kanë mundësinë për të konfirmuar ecurinë pozitive dhe për ta bërë më të dukshëm emrin e tyre në listën e pretendentëve kryesorë në këtë sezon.

ND (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"