“Klasikja” e futbollit shqiptar, Vllaznia kërkon të thyejë “mallkimin” ndaj Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2020 | 20:04

“Klasikja” e futbollit shqiptar, Vllaznia kërkon të thyejë “mallkimin” ndaj Tiranës

Vllaznia që dje ka nisur përgatitjet e saj për takimin e radhës ndaj kampionëve të Tiranës. Një përballje që çdo herë ngjall interes dhe shumë vlerësim. Kjo përballje vjen në një moment mjaft të mirë për kuqeblutë, që duket se do të kenë testin e të vërtetës këtë javë ndaj kampiones në fuqi. Vllaznia duket se tani do të kërkojë që të “hakmerret” ndaj Tiranës. Kjo, pasi kuqeblutë kanë rreth tri vite që nuk dinë të fitojnë ndaj Tiranës. Ajo i ka mundur bardheblutë në Shkodër pikërisht me shifrat 1-0 me gol të Arlind Kalasë të shënuar në minutën e 60-të të takimit.

Ndeshja e futbollit, Vllaznia-Tirana, 0-0, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, luajtur ne stadiumin Loro Borici, ne qytetin e Shkodres. Pas kesaj ndeshje Vllaznia qendron ne Kategorine Superiore ndersa Tirana zbret ne kategorine e pare./r/n/r/nAlbanian Super League football match Vllaznia vs Tirana, which ended 0-0, at the Loro Borici stadium in city of Shkoder. The draw means Vllaznia's stays at Super League and FC Tirana is relegated in the second league for the first time in its history.

Kjo fitore datonte më 13 dhjetor të 2017-ës. Gjysmësulmuesi në atë takim vinte nga stoli për t’i dhënë fitoren ekipit të tij. Një fitore që ndikoi jo pak që Vllaznia të siguronte pikërisht përballë Tiranës në takimin e fundit të kampionatit qëndrimin në Superiore. Po ashtu në atë fitore të kuqebluve, pjesë e ekipit kanë qenë edhe tre lojtarë të tjerë që sot janë pjesë e Vllaznisë. Ata do të jetë ndoshta edhe pjesë e formacionit të parë në përballjen e së shtunës. Bëhet fjalë për treshen shkodrane Gurishta, Krymi e Kruja, që sot po mbajnë edhe peshën e kuqebluve. Këta tre, së bashku me Kalanë e shokë do të kërkojnë që të arrijnë një tjetër fitore me shumë peshë ndaj kampionëve bardheblu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"