“Klasikja” amerikano-jugore, Brazili sfidon Argjentinën në Arabi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2018 | 11:14

“Klasikja” amerikano-jugore, Brazili sfidon Argjentinën në Arabi

“Klasikja” e radhës amerikano-jugore, këtë radhë një miqësore por “që nuk është kurrë e tillë” (duke konsideruar rivalitetin, sipas fjalëve të Mauro Ikardit disa ditë më parë), do zhvillohet në “King Abdullah Sports City”, në Arabinë Saudite. Dy skuadrat përballen pas fitoreve respektive në ndeshjet e para të miniturneut: Brazili mposhti 2- 0 organizatorët dhe Argjentina “likuidoi” 4-0 Irakun.

670_446_prediksi-brasil-vs-argentina-tidak-ada-kata-persahabatan_m_

BRAZILI – “Seleçao” ka mbajtur një ritëm pozitiv pas eliminimit nga Botërori (prej Belgjikës), duke fituar të tri miqësoret me një golavarazh agregat 9-0. Trajneri Tite ka shumë “yje” në duart e tij: Kutinjo, Gabriel Zhezus e Nejmar janë të gjithë të grumbulluar (“O’Ney” ndërkaq kërkon golin e 60-të ndërkombëtar në prezencën e tij të 90-të). Sulmuesi i Sitit pritet të marrë vendin e Firminos, pasi realizoi një nga golat kundër Arabisë në ndeshjen e fundit, megjithëse Riçarlison, Lukas Moura dhe Malkom qëndrojnë në gatishmëri.

5bc51c7d290d0_ObtenerFoto

Artur i Barcelonës shpreson gjithashtu në një fanellë titullari, favorit mbi Fredin (e Mançester Junajtid), i përkrahur nga Renato Augusto dhe Kasemiro në mesfushë. Në mbrojtje Miranda pritet të zëvendësojë Pablon (debutues kundër sauditëve) dhe Tites i duhet të vendosë nëse do i japë Marselos apo Aleks Sandros “frerët” e krahut të majtë; Fabinjo garanton siguri në të djathtë; në portë Alison do ulet në stol në vend të Edersonit.

formacionet

ARGJENTINA – Argjentina po kalon një periudhë revolucioni pas daljes nga Botërori (të eliminuar nga Franca) dhe trajnerit të ri, Lionel Skaloni, i ka ecur gjithçka mirë, ende pa humbje dhe asnjë gol të pësuar. Ndaj Brazilit, megjithatë, do jetë “prova e forcës” dhe “seleçao” nuk është më një skuadër “yjesh”: Mesi, Aguero, Higuain e Di Maria nuk ndodhen aktualisht nën urdhrat e trajnerit. 28 të grumbulluarit e Skalonit numërojnë mesatarisht 10 prezenca për lojtar.

sin_titulo-666656

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"