Klasifikimi i skuadrave më të shtrenjta në botë/ Evertoni lë pas Bajernin, Milani fiton derbin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2018 | 20:16

Klasifikimi i skuadrave më të shtrenjta në botë/ Evertoni lë pas Bajernin, Milani fiton derbin

Mançester Siti është skuadra që ka kushtuar më shumë në botë: sipas një studimi të CIES, observatori ndërkombëtar i futbollit, me transferimin e Ajmerik Laportes, anglezët kanë lënë pas edhe PSG-në.

siti

Sigurisht që ky klasifikim nuk është përpiluar vetëm duke llogaritur shpenzimet e këtij sezoni, por të gjithë futbollistëve aktualë të skuadrës, pa llogaritur paratë e arkëtuara nga shitjet. Vetëm një skuadër italiane në 10- shen e parë, Juventusi.

Renditja

Ndërkohë që Milani renditet në vend të 13-të: skuadra e Xhenaro Gatuzos, që kushton 305 milionë euro, lë pas Interin (217 milionë euro). Një surprizë është edhe pozicioni i Evertonit (365 milionë euro), që renditet në “top 10” dhe lë pas gjigantët e Bajernit të Mynihut, të cilët kanë kushtuar 2 milionë më pak.

 

Kampionatet – CIES ka llogaritur edhe shifrat e investuara në bazë të kampionateve. Mesatarja varion nga 97 milionë euro të shpenzuara nga çdo skuadër e Ligës së Parë Franceze deri te rekordmenët e Premier Ligës: një skuadër e elitës angleze ka shpenzuar mesatarisht 291 milionë euro për të ndërtuar skuadrën e saj.

psg

Shifrat për tre kompeticionet e tjera të 5 kampionateve kryesore të Europës janë më të ekuilibruara: 113 milionë euro për Bundesligën gjermane, 124 milionë euro për Serinë A italiane dhe 131 milionë euro për La Ligën spanjolle. 42 klube nga 98 në total kanë në një skuadër që kushton mbi 100 milionë euro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"