Klasifikimi i baballarëve/ 27 herë prindër, Bajerni kampion edhe me fëmijët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2018 | 22:03

Klasifikimi i baballarëve/ 27 herë prindër, Bajerni kampion edhe me fëmijët

A është bumi i lind jeve në skuadrën e Bajernit të Mynihut çelësi i suksesit të kësaj skuadre? Mats Humels është i fundit në radhët e kampionëve të Gjermanisë që është bërë baba i një djali, pasi gruaja e tij, Kati, lindi javën e shkuar.

Roben

Tani në radhë për t’u bërë prind në “Säbener Straße” janë Sandro Vagner, bashkëshortja e të cilit, Denis, është duke pritur fëmijën e tretë, ndërsa Elena, partnerja e Sebastian Rudit, pritet që të bëhet nënë për herë të parë në fillim të muajit prill. Ndërkohë që Havi Martinez e konfirmoi me festën pas golit ndaj Bajer Leverkusenit se Alina e tij është sërish shtatzënë.

Klasifikimi – “Bild”-it i ka rënë në sy ky bum lindjesh në skuadrën e Hejnkesit dhe nga kjo ka marrë pikënisje për të bërë një renditje të të 18-ta klubeve të Bundesligës se sa herë janë bërë lojtarët e tyre baballarë në total. Dhe në këtë klasifikim nuk kishte si të ndodhte ndryshe: vendin e parë e mban Bajerni me 27 fëmijë që kanë ardhur në jetë, të ndjekur nga Aintrahti i Frankfurtit me 20.

Klasifikimi

Vendi i dytë në klasifikimin e Bundesligës, Lajpcigu, renditet në vend të fundit në këtë renditje speciale, me vetëm një baba në skuadër. Ish-trajneri i Verderit, Oto Rehagel, dikur kërkonte të kishte vetëm lojtarë të martuar në skuadër. Arsyeja? Pyesni Bajernin…

Përgatiti: ANDROKLI DRALO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"