Klani kundër Kovaçit, zbulohen lojtarët që nuk e duan trajnerin kroat në skuadër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2018 | 12:41

Klani kundër Kovaçit, zbulohen lojtarët që nuk e duan trajnerin kroat në skuadër

Barazimi i fundit ndaj Fraiburgut në shtëpi ka trazuar jo pak ujërat në Mynih, teksa skuadra është duke treguar një formë të dobët në fushën e lojës. Sipas së përditshmes “Kicker”, tani ka një luftë midis trajnerit dhe katër senatorëve të skuadrës. Bëhet fjalë për Frank Riberi, Arjen Roben, Tomas Myler dhe Mats Humels.

bajerni i mynihut

Në fakt, kjo gjë u konstatua edhe disa javë më parë, teksa ishte kolumbiani Hames Rodrigez ai që debatoi me trajnerin në dhomat e zhveshjes duke u shprehur: “Këtu nuk jemi te Frankfurti”, vendi ku kroati kishte punuar deri para se të vinte në Mynih. Kjo me siguri nuk do të kishte ndodhur me ish-trajnerin Jup Hejnkes që bënte të heshte të gjithë me praninë e tij në stërvitje.

KATËRSHJA FANTASTIKE

Shkarkimi do të jetë i pashmangshëm për trajnerin Kovaç nëse ndaj Dortmundit nuk do të arrihej fitorja. Hënes dhe Rumenige do të jenë të detyruar të largonin beniaminin e tyre. Senatorët e lartpërmendur janë duke ia bërë të vështirë jetën në Mynih trajnerit kroat. Por, ai nuk është i vetmi që ra në grackën e tyre. Kujtojmë sezonin e kaluar, kur Karlo Ançeloti vuajti të njëjtin problem dhe më pas u shkarkua nga drejtuesit e klubit.

Bajern

Rasti i fundit me Tomas Mylerin, i cili u fut në lojë vetëm në minutën e 75-të të takimit dhe që më pas erdhi edhe reagimi i gruas së tij që ishte kundër trajnerit. Gjithashtu, Frank Riberi që injoroi fjalët e trajnerit në stërvitje pasqyron edhe një herë krisjen që tekniku ka me lojtarët kryesorë në skuadrës.

niko kovac

Por, ata që vuajnë janë si gjithmonë tifozët, të cilët presin rezultate nga skuadra që është mësuar vetëm të fitojë dhe të dominojë kundërshtarët në Bundesligë. Bajerni është klubi më i titulluar në Gjermani dhe në sezonet e fundit ka qenë një favorit i padiskutueshëm edhe në Champions, ku është eliminuar mes polemikave ndaj skuadrës së Realit në fazën gjysmëfinale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"