Klanet te Napoli, Hysaj e Milik mes të pakënaqurve. Ja situata te klubi italian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2019 | 17:11

Klanet te Napoli, Hysaj e Milik mes të pakënaqurve. Ja situata te klubi italian

Napoli ka nisur një grumbullim, që me urdhër të Karlo Ançelotit do të zgjasë deri në vigjilje të ndeshjes në Champions ndaj Genkut në mesjavën e ardhshme.

hysaj napoli

Mediat italiane kanë bërë edhe një shpjegim të situatës në dhomat e zhveshjes, se si janë ndarë klanet brenda tij. Mësohet të ketë katër të tilla. Në krye janë të revoltuarit. Futbollistët më të mirë me Insinjen në krye, i cili pasohet nga Kajehon, Mertens, Kulibali e Alan.

Grupi i lojtarëve më të fuqishëm dhe më të shtrenjtë. Më tej janë ndërmjetësit. Maksimoviç, Karnezis, Fabian Ruiz, Manolas, Zielinski dhe Jorente raportohen si grupi që kërkon të vendosë balancat dhe të ndërmjetësojë palët në tension. Hysaj bën pjesë në grupin e të pakënaqurve dhe nëse Ançeloti nuk e ka më në plane, do të dëshironte që të ikë.

napoli

Bashkë me të edhe Ghulam, Milik, Mario Rui dhe Junes. Në fund, grupi i atyre “pa peshë”. Me Ospinën në krye, janë Meret, Di Lorenzo, Luperto, Lozano dhe Gaetano.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"