“Kjo Vllazni nuk është si vjet”, heroi Hoxhaj: Tirana ka mësuar nga gabimet tona

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2021 | 19:30

“Kjo Vllazni nuk është si vjet”, heroi Hoxhaj: Tirana ka mësuar nga gabimet tona

Ardit Hoxhaj u rikthye të bëjë protagonistin për Vllazninë duke shënuar dy herë në fitoren e shkodranëve ndaj Kastriotit. Në intervistën për SuperSport, vlonjati u shpreh:

Ardit Hoxhaj Vllaznia

“Për tipin tim të lojtarit e kam më të thjeshtë kur futem nga minuta e parë për tu ambientuar me lojën, duhet pak kohë të futesh në ritëm kur futesh në pjesën e dytë, kur futesh nga fillimi jep më të mirën.

Kjo Vllanzi ka më shumë kualitet në ekip, por nuk ka grup të fortë si vjet, vjet kishte frymë grupi, lojtarët ishin të njohur,  në kampionat, dinin ambientin, fushat, si fitohet në fusha të veçanta, këtë vit kemi ekip të ri që duan kohë të përshtaten me kampionatin shqiptar

Nuk më bën të pendohem ecuria e ekipit, vjet kam ndenjur se kisha dëshirën të dilja kampion me Vllazninë, kam qëndruar e kam rinovuar, gjatë verës kam pasur oferta por në vlerë monetare nuk ofronin mirë për mua e Vllazninë, ndaj nuk kam lëvizur, pishman kam që nuk e provova veten në kampionat më të fortë.

Mendoj se Tirana ka marrë mësim të mirë nga ne vjet dhe nuk besojmë se do të bëjë gabimet tona, por ne do të bëjmë punën tonë deri në fund dhe të shohim se çfarë do të na sjellë deri në fund.

Për mua nuk është primare të jem golashënuesi, por të luaj dhe të ndihmoje ekipin, jam lojtar krahu dhe nuk ndjej detyrim të dal golashënues, normalisht më pëlqen të shënoj, por nuk e kam primare”, u shpreh Ardit Hoxhaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"