“Kjo Tiranë më e dobët?! Kini respekt për lojtarët e rinj”, Egbo: Do të shikojmë në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2020 | 12:44

“Kjo Tiranë më e dobët?! Kini respekt për lojtarët e rinj”, Egbo: Do të shikojmë në kampionat

Trajneri i Tiranës Emanuel Egbo beson se skuadra e këtij sezoni nuk është më e dobët se ajo e edicionit të kaluar kur u shpall kampione e Shqipërisë.
EGBO56
Ai replikoi me gazetarët pas humbjes në miqësoren e fundit ndaj Laçit 0-1 duke kërkuar që të respektohen lojtarët e rinj të bardhebluve. Egbo theksoi se ekipi i tij humbi ndaj kurbinasve për shkak të mungesave të 3-4 titullarëve. Gjithashtu, ai përsëriti se lojtarët e rinj afrikanë që u janë bashkuar bardhebluve së fundmi kanë nevojë për më tepër kohë për t’u përshtatur me pjesën tjetër të skuadrës.

“Kjo Tiranë më e dobët se ajo e sezonit të kaluar? – Më e dobët?! Para se të bëni pyetjen, kini respekt për ekipin dhe lojtarët e rinj. I bie që Tirana vjet të ketë qenë e dobët?! Po atëherë, nuk është më e dobët. E kam thënë do ta shohim gjatë gjithë kampionatit. Lojtarët e rinj që janë afruar duan kohën e vet për t’u ambjentuar. Përderisa nuk janë ambjentuar, do të presim. Çdo gjë që ka kohën e vet. Jo të themi që Tirana sot meqë humbi ndeshjen është e dobët. Kur kemi fituar dhe bëjmë lojë të mirë jemi në rregull. Të gjithë lojtarët nuk janë gati, ekipi i tjetër i kishte pak a shumë lojtarët gati. 3-4 futbollisti formacioni ishin jashtë sot, kështu që nuk mund të quhet ekip i dobët”, deklaroi Egbo pas miqësores me Laçin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"