“Kjo skuadër do shënojë më shumë se e vjetshmja”, Halili pas derbit: Do kisha dëshirë që ndeshja të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2022 | 22:10

“Kjo skuadër do shënojë më shumë se e vjetshmja”, Halili pas derbit: Do kisha dëshirë që ndeshja të…

Tirana triumfoi me rezultatin 0-2 në derbin ndaj Partizanit të zhvilluar në “Air Albania”, sfidë kjo e vlefshme për javën e gjashtë të Superiores. Edhe pse me 10 lojtarë në fushë, bardheblutë arritën të merrnin 3 pikë në këtë supersfidë, falë dopietës së Xhixhës. I entuziazmuar për këtë triumf u shfaq edhe presidenti i Tiranës, Refik Halili, që në një prononcim pas ndeshjes për mediat, u shpreh:

halili

“Do Zoti që në Shqipëri të kemi ndeshje të tilla, sepse bukurinë ja japin tifozët ndeshjeve. Merita është e lojtarëve dhe stafit dhe në veçanti tifozëve sepse janë mbështetje e madhe.

Unë  e kam thënë se kjo skuadër do shënojë më shumë se e vjetshmja. VAR është aty dhe besojmë te vendimet. Kemi lojtarë me kualitet brenda dhe shpresojmë të luajnë sa më mire.

Do të kisha dëshirë që ndeshja të ishte e barabartë për sa u përket futbollistëve, pra të mos kishim futbollist të dalë me karton të kuq. Fati e solli që kështu ndodhi, ndoshta ishte kismet edhe për ne që gjëja të shkonte ashtu siç shkoi ndeshja që dhe fituam me rezultatin 2 me 0. Është rezultat shumë i kënaqshëm. Na bën të shikojmë përpara”, u shpreh presidenti Halili.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"