“Kjo më bën të dyshoj”, Plori nuk përmbahet pas goli të anuluar: I bindur se pasi të shihte me VAR do e jepte përsëri gol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2022 | 20:09

“Kjo më bën të dyshoj”, Plori nuk përmbahet pas goli të anuluar: I bindur se pasi të shihte me VAR do e jepte përsëri gol

Trajneri I Vllaznisë, Elvis Plori, e ka cilësuar një ngjarje shumë të dyshimtë anulimin e golit nga gjyqtari Olsid Ferataj në minutën e 93 të ndeshjes ndaj Partizanit. Në “SuperSport” ai theksoi se një episod i tillë mund të hidhte në erë punën e këtij sezoni.

plori

“Sapo e pashë përsëri në dhomat e zhveshjes. E pashë edhe një herë me përsëritje, është e çuditshme. Ne nuk bëjmë mirë që flasim për arbitrat, por duhet të flasim se kemi gjithë punën dhe investimin. OK, gaboi arbitri dhe në moment ka gabuar, por në momentin që e jep pastaj duke e parë, e jep me dashje. Po shkove dhe e pe, çfarë të thuash? Ne vijmë pas një krize, situate të vështirë ku donim fitore, ambienti i tensionuar. Ishte ndeshje Kupe, vijmë pas 3-0 me Egnatian, rezultatet në Kupë një gol i ndan, një gol i tillë e ndan. Nuk dua të flas për arbitrat se i vëmë në presion. Por në momentin kur ai shkon dhe e shikon, ky më bën shumë të dyshoj.

Kjo situatë merret në dy anë, unë do të shoh anën pozitive dhe mendoj ta luftojmë në pjesën psikologjike. Të tjerët të bëjnë punën e tyre dhe ne të bëjmë punën tonë. Ne duhet të gjejmë forcën që të gjejmë skuadrën entuziaste që tregon lojën e vet.

Unë duhet t’i referohet edhe ndeshjes me Egnatian, se edhe aty ka pasur të njëjtën situatë duke shkuar te VAR-i gjyqtari. Jam munduar të qetësoj skuadrën që të mos bëjnë gabimet e mëparshme.

Janë momente entuziazmi dhe gjithë skuadra po festonte. Në minuta e fundit dhe kur ke një ndeshje të tillë ku një gol bën diferencën, them se ishte entuziazmi i skuadrës që e nervozoi më shumë. Isha i sigurt që edhe po ta shihte në VAR, do e jepte gol, kjo është e çuditshme.

Ndeshjet e kampionatit ndryshojnë me ndeshjet e Kupës. Ishte një ndeshje e studiuar mirë, ne po luajmë jashtë në fushën e Partizani, po i merrnim maksimumin duke ruajtur ekuilibrin në fushë. në kampionat është një entuziazëm tjetër dhe luhet me një risk më tepër”, tha Plori.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"