“Kjo humbje do të na shërbejë si mësim”, Flik justifikon disfatën e Gjermanisë: “Djajtë” u treguan të pamëshirshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2023 | 14:57

“Kjo humbje do të na shërbejë si mësim”, Flik justifikon disfatën e Gjermanisë: “Djajtë” u treguan të pamëshirshëm

Mbajtja e rrjetës së paprekur mbeti mirazhi në duelin e fundit te gjermanët, madje me 3 rrjeta të pësuara, e përkthyer me humbjen e parë për vitin 2023.54668326_906Hansi Flik pas takimit e justifikoi paraqitjen e të tijve nga interpretimi i lojës së kundërshtarëve. Sipas 58-vjeçarit, “djajtë” u treguan të pamëshirshëm: “Pasiviteti në momente të caktuar ndikoi negativisht në lojë, sidomos fillimi i ngadaltë, i cili i dha udhë edhe humbjes. Por nga krahu tjetër duhet të shtoj se miqtë u treguan të pamëshirshëm ndaj nesh në interpretimin e lojës dhe goditjen finale. Individualitet e tyre bënë diferencën. Në seancat e ardhshme stërvitore fokusi do të kalojë në lojën kolektive, si në sulm ashtu edhe në prapavijë, gjë që nuk e prezantuam së fundmi. Disfata do të shërbejë si mësim dhe i përket së shkuarës, duke marrë me vete edhe faturën e gabimeve”, përfundoi strategu Flik prononcimin për mediat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"