“Kjo është një nga ditët më të këqija për të”/ Ja çfarë i ndodhi Shakirës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2022 | 20:42

“Kjo është një nga ditët më të këqija për të”/ Ja çfarë i ndodhi Shakirës

Shakira nuk u paraqit në takimin që kishte planifikuar me ish- partnerin e saj Gerard Pike për të diskutuar rreth procedrurave të divorcit dhe në lidhje me kujdestarinë e fëmijëvë të tyre.

Arsyeja e mosparaqitjes në mbledhje është se ishte në të njëjtën ditë që gjyqtarja konfirmoi se ajo do të përballet me gjyqin në lidhje me problemet tatimore. 27 shtatori do të mbahet mend nga Shakira si një nga ditët më të këqija në jetën e saj.

Takimi me lojtarin e Barcelonës dhe avokatët e tij ishte planifikuar të zhvillohej pasdite.

Mirëpo, pak orë para se të mbahej takimi, gjyqtari përgjegjës për Gjykatën Ekzaminuese numër 2 në Esplugues de Llobregat kishte urdhëruar hapjen e gjykimit për mashtrim të dyshuar tatimor në shumën 14.5 milionë euro.

Në total janë gjashtë kundërvajtje tatimore që do të ishin kryer midis 2012 dhe 2014.

Shakira mund të dënohet me tetë vjet e dy muaj burg dhe një gjobë prej 23.8 milionë euro.

Në radhë të parë ka qenë vetë kolumbianja që ka refuzuar marrëveshjen me organet tatimore, pasi ishte e bindur për pafajësinë e saj.

Takimi me Piquen duhej të vazhdonte ende me avokatët e saj dhe u diskutua se ku do të jetojnë fëmijët dhe çfarë do të pritet nga kushtet e futbollistit ndaj fëmijëve të tij.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"