“Kjo është dita më e bukur e jetës time”, Kumbulla pas finales: E ardhmja te Roma? Trajneri…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2022 | 0:09

“Kjo është dita më e bukur e jetës time”, Kumbulla pas finales: E ardhmja te Roma? Trajneri…

Marash Kumbulla u bë i pari futbollist i Kombëtares Shqiptare që ka arritur të triumfojë në një kompeticion europian. Në një prononcim për “Super Sport”, mbrojtësi i Kombëtares ka folur për emocionet e kësaj finaleje dhe të ardhmen.

bandicam 2022-05-25 23-55-45-545

 

“Kjo është dita më e lumtur e jetës tim. Nuk kishte gjë më të bukur se sa të festoja me tifozët shqiptarë në këtë stadium. E kishim pritur shumë këtë ditë dhe shpresojmë të vazhdojmë me suksese të tjera”, ka thënë fillimisht Kumbulla për “Super Sport”.

Më pas i pyetur për faktin se Murinjo ka deklaruar se Kumbulla do të qëndrojë edhe sezonin tjetër në Romë, mbrojtësi i Kombëtares u shpreh: “Po, ndihem mirë te Roma. Dua që të vazhdojmë me një tjetër sezon ku të bëjmë mirë. Trajneri beson tek unë dhe shpresoj të kem minutat e mia”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"